Haradinaj zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës nuk e sheh përmes dhunës

Haradinaj zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës nuk e sheh përmes dhunës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj sonte ka thënë se ai që e provokon ndonjë konflikt në anën veriore të Kosovës, ai e merr përgjegjësinë.

Haradinaj ka thënë se nëse Serbia provokon konflikt, Kosova do t’i përgjigjet me tërë kapacitetet e saj.

“Kush tenton me dhunë, me dhunë do t’i përgjigjemi. Kemi FSK-në, kemi KFOR-in, kemi Policinë, kemi edhe do të vjetra. Flakë për flakë, si të do Serbia ia bëjmë.”, ka thënë Haradinaj, bëhet e ditur në komunikatën e AAK-së.

Ai ka shtuar  se zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës nuk e sheh përmes dhunës, por nëse Kosova vendoset në një pozitë të papërshtatshme, atëherë sipas tij, duhet të veprojë.

“Nuk besoj që zgjidhja në Mitrovicë është dhuna. Por ai që e provokon, ai e merr përgjegjësinë. Për atë edhe ia patëm tërhequr vërejtjen kryeminsitrit kur po armatosej Serbia”, ka thënë Haradinaj, theksohet më tutje në komunikatën e AAK-së./21Media