Haradinaj nuk deklarohet për fajësinë ose pafajësinë e tij
18 Dhjetor 2020
Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, nuk u deklarua për fajësinë ose pafajësinë e tij, duke thënë se këtë tash e tutje do ta bëjë përmes avokatit të tij.
Në seancën e cila përfundoi para pak sa çastesh, Haradinaj ka lëshuar disa akuza në drejtim të Gjykatës Speciale, që e ngarkon për pengim të punës së saj.
Haradinaj pas konfirmimit të aktakuzës ka thënë se kjo gjykatë është politike, selektive dhe e njëanshme./21Media