Kanë mbetur më pak se dy orë prej kur në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet Qeveria Hoti.

Para kësja seance kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. /21Media