Haradinaj pas fitores së Zvicrës: I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3:2.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet i mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit.
“Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit”, ka shkruar Haradinaj.
Kombëtarja e Zvicrës e ka mposhtur Serbinë me rezultat të ngushtë 3:2, kështu duke e siguruar kualifikimin tutje./21Media
 

Back to top button