Haradinaj pas takimit me Hovenierin: Largimi nga këshillat amerikane mund t’i kushtojnë Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. “Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë se Ambasadorin Hovenier, e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë./21Media

Back to top button