Haradinaj për Adem Demaçin: Ishte frymëzim për brezat e sakrificës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në 5-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj tha se secili vit i jetës së Demaçit ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe. Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb. Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!”, shkroi Haradinaj në Facebook. /21Media