Haradinaj për “Contour Globalin”: Kurti dhe klika e tij janë kriminelë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media  i është përgjigjur kritikave të Kurtit i cili dje në mbledhjen e djeshme të Qeverisë fajësoi kryetarin e AAK-së për nënshkrimin e kontratës me “Contour Globalin” e për të cilën Kosova do të paguajë 21 milionë euro pasi humbi arbitrazhin.

Haradinaj ka thënë se Kurti dhe klika e tij që kanë ndëshkuar kompaninë amerikane “Contour Global” janë kriminelë.

“ Kosova vazhdon të mbetet e varur nga GEN-i [kompania serbe për eksportimin e energjisë me të cilën u pretendua se kishte lidhje ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj]. Kriminelët kthehet në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë ndëshkuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë”, ka thënë Haradinaj.

 

Back to top button