Haradinaj për Kabashin: Mjeshtri i madh i artit, i tillë do të kujtohet përgjithmonë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin artistik pas vdekjes se artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.
Haradinaj ka thënë se Mirush Kabashi do të kujtohet si artist i rrallë.
“Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi.
Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!”, është shprehur Haradinaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?