Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Jemi një për gjuhën shqipe

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj doli në përkrahje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup dhe kërkesës së tyre që të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare shqipe.
“Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo. E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave. Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë. Me studentët!”, shkroi Haradinaj.