​21 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

​21 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e përkujtoi Betejën e Maznikut, aty ku para 21 vjetëve ka rënë heroikisht edhe vëllai i tij Shkëlzen Haradinaj.

“Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj në facebook.

Sot mbushen 21 vjet nga rënia e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut./21Media