Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar edhe njëherë kryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjatë ditës akuzoi Hotin për shkarkimin e Task-Forcës për AntiKorrupsion.

Por, Hoti iu përgjigj duke thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kanë marrë në këta muaj të qeverisjes./21Media