Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur zgjedhjen e John Ratcliffe si shef i i Inteligjencës amerikane.

Haradinaj i ka dëshiruar suksese drejtuesit të ri të inteligjencës amerikane, duke thënë se Kosova është me fat që e ka në krah një aleat si Amerika.

“Përshëndes konfirmimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të John Ratcliffe për shef të ri të Inteligjencës Kombëtare, të cilit i dëshiroj sukses të lartë në detyrën e re. Kosova është me fat që ka në krah ShBA-në dhe në rrafshin e sigurisë përket në botën të cilës i prinë Amerika”, ka theksuar ai.

Kryetari Haradinaj ka shprehur vullnetin e tij për ta forcuar edhe më tëj partneritetin me SHBA, ndërkaq ka thënë se Ratcliffe i njeh mirë rrethanat në Kosovë.

“Partneritetin tashmë të ndërtuar në fushën e sigurisë jemi të vendosur ta forcojmë. Ratcliffe është shumë mirë i informuar për Kosovën dhe njohës i zhvillimeve në rajonin tonë. Ardhja e tij në krye të inteligjencës amerikane, do ta fuqizojë fokusin e ShBA-së për Kosovën”, ka thënë në fund ai.