Haradinaj: Po bindem që kjo prokurori është edhe e korruptuar
18 Dhjetor 2020
Nënkryetari i OVL–UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se Prokuroria Speciale është e një anshme por edhe e korruptuar. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë paraqites së sotme në seancën në Hagë.
“Sepse ndryshe nuk do të iu dilte ai material nga zyrat e tyre, dhe si përfundim sheshazi po del se kjo prokurori, pos tjerash ka edhe dy qëllime: 1. Mundoet haptazi ta njollos dhe të i humb luftës sonë clirimtare dhe luftëtarëve të saj dhe 2. Po mundohet të dënojë përfaqësuesit e këtyre luftëtarëve.” tha ndër tjerash Haradinaj.
Paraprakisht Haradinaj u shpreh se nuk e ka lexuar aktakuzën që është ngritur ndaj tij./21Media