“Presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj”
25 Prill 2019
"VV-në, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale"
“VV-në, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale”
Një ditë para mbajtjes së protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar LVV-në që të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë.
“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.