Haradinaj prezanton ofertën e radhës së Aleancës

 

Diellza Kukaj do të jetë kanidate e AAK-së për deputete. Kjo gjë u bë e ditur nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Siç tregoi ai  Diellza ka përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike.

“Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare.Duke besuar fuqishëm në aftësitë e saj intelektuale dhe në përgjithësi gjeneratën e re politike, i uroj suksese në këtë sfidë të radhës!”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media

 

Back to top button