Haradinaj prezanton programin zgjedhor 2021/2025

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar programin zgjedhor 2021-2025.

Me rastin e prezantimit të programit zgjedhor, Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hyn me bindje në fitore dhe sukses, e që sipas tij këtë sukses e bazon në punët e kryera gjatë kohës sa ishte në krye të qeverisë.

“24 punë të kryera, të rëndësishme por do të përmendi vetëm disa të rëndësishme për jetën e qytetarëve: Ushtria e Kosovës, pronësia mbi ‘Trepçën’ e cila sot është Kosovë, pavarësimi energjetik, Ligji për Kryeqytetin, Ligji për Pagat por që ende nuk është në zbatim”, tha ai.

Në prezantimin e programit qeverisës të AAK-së, Haradinaj tha se Aleanca e ka përfunduar programin qeverisës.

“Ekonomia, plan i detajuar i cili e ka gjetur formulën si me dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, 1 miliardë euro fond i ringjalljes”, tha Haradinaj.

Ai tha se në plan përfshihet zhvillimi ekonomik për katër vitet e ardhshëm.

Back to top button