Haradinaj: Provokimet në veri janë të projektuara në Beograd e në Moskë, Brukseli të ndërhyjë

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që po ndodh në veri është e papranueshme.
Haradinaj  se pavarësisht se si është marrë vendimi për reciprocitetin për targat, situata që është krijuar në veri pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, është e papranueshme.
Haradinaj ka thënë se e mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës.
“E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit. Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka kërkuar nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara./21Media

Back to top button