Sipas Haradinajt, Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes

Sipas Haradinajt, Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot deklaroi se qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.

Sipas tij, duhet të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë.

“Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet. Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sipas tij, Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane, të cilat , sipas Hradinajt, nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona.

Në Kosovë numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 13-të. Deri tani tri qytete të vendit janë në karantinë, Klina, Vitia dhe Malisheva, ndërsa mbrëmë edhe një qytetar nga Podujeva është prekur nga koronavirusi. Qeveria e Kosovës mbrëmë ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.