Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nga sot vendi do t’i kthehet normalitetit.

Ai ka deklaruar se Qeveria Hoti nuk është kundër askujt.

”Kjo Qeveri nuk është kundër askujt, është për Kosovën dhe me ndihmu Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a ka qenë i njoftuar për  abstenimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi,  Haradinaj, tha se nuk e ka ditur qëndrimin e saj.

Qeveria Hoti në Kuvendin e Kosovës sot u votua me 61 vota. /21Media