Sipas Haradinajt, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp

Sipas Haradinajt, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar heqjen e taksës ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Haradinaj ka shkruar se Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën.

“Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka hequr taksën ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Në vendimin e Kurtit bëhet e ditut  se deri më 1 prill, Qeveria do të shfuqizojë vendimin për taksën dhe fillimin e vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë./21Media