Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fshatin Rudë të Malishevës, që ka pësuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut.

Me këtë rast ai ka ftuar Qeverinë që të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.

“Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje. Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës. Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj./21Media

Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.
Në këtë katastrofë natyrore, të…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, 10 January 2021