Haradinaj: Qeveria të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e bashkëbisedimeve me qytetarët e Kosovës, vizitoi sot Gjilanin.
Haradinaj dhe qytetarët diskutuan për dialogun, situatën ekonomike në vend, krizën në arsim si dhe problemet lokale të gjilanasve.
“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë. Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike. Gjilanasit më treguan edhe për problemet e tyre lokale, shqetësimin e thellë për ndërprerjen e projekteve kapitale të nisura që para vitit 2019”, njoftoi Haradinaj.
“Duke folur për krizën në arsim, vlerësova se Ligji i Pagave, ishte i dyti sipas rëndësisë, pas ligjeve të Ushtrisë, gjatë kohës kur isha kryetar qeverie. Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave”, shtoi ai./21Media

Back to top button