Grupi parlamentar i AAK-së ka propozuar vazhdimin e subvencionimit të qirave dhe pagave deri në dhjetor të këtij vit për sektorin e gastronomisë.

Këtë e ka bërë të ditur Daut Haradinaj nga AAK. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të bëhen lehtësira fiskale dhe të përkrahen këto biznese për implementim të masave mbrojtëse.

“Shpëtojmë vende pune duke i përkrahur me lehtësira fiskale, siç është norma e diferencuar e TVSH-së, linjë të veçantë të subvencioneve për 7000 biznese të gastronomisë dhe subvencionim të punësimit në këtë sektor. Gjithashtu e parandalojmë përhapjen e pandemisë nese ju japim përkrahje direkte financiare për implementim të masave mbrojtëse.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media