Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj aktakuzës nga Specialja për ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi.

Haradinaj ka thënë se nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen për liri.

Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri. Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje. Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.