Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tani më e ka bërë zakon që fillimisht të bëjë bajram me policët.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Haradinaj iu ka shërbyer ëmbëlsira disa policëve në detyrë.

“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se kryetari i AAK-së edhe kur ishte në krye të Qeverisë së pari bajram bënte me Policinë e Kosovës.

Fitër Bajrami pason Muajin e Shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit, sipas besimit islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit./21Media