Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, uroi fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut dhe gjithashtu bëri thirrje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bëhen bashkë.

“Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre. Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit”, shkroi Haradinaj. /21Media