Ministrja e Pune të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka kam zhvilluar një bisedë telefonike me homologun shqiptar, Gent Cakaj. Haradinaj – Stublla njofton se me ministrin Cakaj rikonfirmuan vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do të jenë krah për krah njëra-tjetrës në realizimin e detyrave shtetërore e kombëtare, si dhe gatishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të dy vendeve.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë.

Me z.Cakaj rikonfirmuam vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e poashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona.”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook./21Media