Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla sot ka reaguar ndaj shkeljeve që Serbia po i bën marrëveshjes së Washingtonit.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar për sjelljet e Beogradit, me ç’rast ka përmendur falënderimin që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresiviteti politik: Sot ai falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës dhe respektimin e të ashtuquajturit “Integriteti Territorial të Serbisë. Kështu pika e 15-të e marrëveshjes është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.