Haradinaj- Stublla raporton në Komsionin parlamentar të Integrimit

Haradinaj- Stublla raporton në Komsionin parlamentar të Integrimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla zvarritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën e ka quajtur mungesë vizioni dhe lidershipi të BE-së. Gjatë raportimit në Komisionin parlamnetar të  Integrimit Evropian, pa praninë e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shefja e diplomacisë kosovare tha se vendi ka plotësuar dhe tejkaluar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Ajo foli edhe për njohjen nga Izraeli dhe moratoriumin 1-vjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare./21Media