Haradinaj-Stublla kërkesë Hotit për rinisje të fluturimeve
23 Qershor 2020
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ende janë të bllokuara deri në një vendim të qeverisë.
Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka treguar se ka marrë shumë mesazhe dhe ankesa për mos hapjen e aeroportit.
Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në llogarinë e saj “Facebook” ka treguar se i ka drejtuar shkresë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrit Zemaj për të shikuar mundësinë e rinisjes së fluturimeve, sipas saj, duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së dhe OBSH-së./21Media