Haradinaj-Stublla përgëzon Arbnora Fejza-Idrizi për Rekordin Guinness

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka përgëzuar Arbnora Fejza-Idrizi për arritjen e një tjetri rekord Guinness për flamurin më të madh në botë të formuar me origami. Flamuri i Kosovës i përbërë nga një mozaik me mbi 120 mijë origami është krijuar nga Fejza-Idrizi me ndihmën e studentëve të gjimnazit ‘Hamëz Jashari’ në Skënderaj.

Ministrja Haradinaj-Stublla e ka cilësuar këtë arritje si një dhuratë e përzemërt për Kosovën dhe për lartësimin e imazhit të vendit.

“Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skënderaj kjo u bë e mundur – Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.”, është shprehur ajo.

Kryediplomatja e Kosovës më tej ka shtuar “se çdo vepër e mirë, secili gur/origami i vendosur për të mirën e Kosovës, është akti më i vlefshëm për ta bërë krenar vendin e popullin e Kosovës.”/21Media

Back to top button