Kosova dhe Franca kanë raporte të ndërtuara mbi parimet demokratike dhe bashkëpunuese, që e bëjnë shtetin francez një prej aleatëve tanë në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit. Kështu tha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në takim që pati të hënën me ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj. Marie Christine Butel.

Kryediplomatja e Kosovës theksoi nevojën urgjente dhe padrejtësisht të tejzgjatur të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.

Po ashtu, siç njoftoi ministria, Haradinaj-Stublla ritheksoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog me Serbinë, duke respektuar parimet e paprekshmërisë së kufijve ekzistues, ruajtjen e rendit kushtetues dhe karakterit unitar të Kosovës./21Media