Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, deklaroi sot se kryesimi i radhës i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën. Ministrja u shpreh se kryesimi i gjerman me BE-në rikthen shpresat e qytetarëve tanë se do të mbyllet suksesshëm lëvizja e lirë për Kosovën.

Haradinaj Stublla tha se korriku i vitit 2020 shënon dyvjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.

“Pritjet tona janë të larta për këtë mandat. Energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka qenë lajm i mirë për Kosovën. Ne qëndrojmë më të fuqishëm në rajon dhe në të gjitha proceset integruese në Evropë, me Gjermaninë si udhëheqëse.”, shkroi ministrja Haradinaj Stublla në Facebook./21Media