Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shtyrë vizitën e paralajmëruar në Serbi për një kohë tjetër, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ky konfirmim vjen me rastin e përgjigjes së MPJD-së për kërkesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ta vizituar Kosovën./21Media