Haradinaj-Stublla takon deputetët holandez, kërkon mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar sot në Hagë, deputetët e Parlamentit dhe Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Sven Koopmans dhe Andre Bosman.

Haradinaj-Stublla ka thënë se me dy deputetët holandez, ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral për ta ndihmuar Kosovën në rrugën euro integruese, dhe me theks të veçantë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Me deputetët Koopmans dhe Bosman diskutuam për dinamizmin e bashkëpunimit bilateral për të ndihmuar Kosovën në aspiratën e saj euro integruese, veçanërisht në përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Krye diplomatja ka theksuar gjithashtu nevojën e përfundimit të dialogut Kosovë Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Diskutuam edhe zhvillimet rreth dialogut Kosovë- Serbi, dhe nevojën e definimit të kornizës kohore të përfundimit të dialogut me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla./21Media

 

Back to top button