Haradinaj-Stublla thirrje diasporës si të votojnë me postë 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla sot përmes një video-mesazhi u bëri thirrje qytetarëve tanë që jetojnë e veprojnë në diasporë që të dërgojnë pa vonesë votën e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Diasporë e dashur, koha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit. Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Ajo përmes një video-mesazhi shpjegoi hapat që duhet të ndjekin qytetarët nga diaspora për ta jetësuar vullnetin e tyre të shprehur me votë./21Media

Back to top button