Haradinaj-Stublla uron Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan

 

Ministrja në detyrë  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, Antony Blinken.

Përmes një letre zyrtare dhe postimi ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën gjatë viteve të kaluara.

Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar.”, është shprehur ajo.

“Rrugët tona takohen përsëri me Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku.”, ka shtuar më tej Ministrja Haradinaj-Stublla./21Media

Back to top button