Haradinaj-Stublla, Vuçiqit: A u ndjeve krenar?
25 Nëntor 2020
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me deklaratat e tij ku tha se ndihet krenar, që pas 21 vjetësh dha leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia.
Stublla publikisht nëpërmjet Twitter-it, e ka pyetur presidentin serb, si familjare e prekur nga gjonocidi i Serbisë, se ”A je ndier po kaq krenar? – edhe kur ka qenë në tavolinën kur u mor vendimi për të kryer këto krime?”.
Kryediplomatja edhe një herë e ka përsëritur se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa nuk ka falje për gjenocidin e kryer dhe nuk i vënë para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit.
Pyetje për Vuçiqin: pic.twitter.com/cRbpbYAbeX
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 25, 2020