Haradinaj: Sulmet ndaj gazetarëve, policisë, KFOR-it e EULEX-it të ndalen menjëherë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme në veri ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
Haradinaj ka shtuar se sulmet e këtilla duhet të ndalen menjëherë.
“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button