Haradinaj: Ta çojmë këtë vend drejt normalitetit, zhvillimit, NATO’s e BE’së

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vlerësuar se Kosova ka degraduar në një ‘’gjendje të rënduar e tejet të komplikuar ekonomike, politike dhe të sigurisë’’. Ai ka thënë edhe se, vendi është në një ngërç ‘’të paparë dhe të padëgjuar institucional’’, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar.

Ai ka thënë edhe se, vendi është në ‘’udhëkryqin e madh të një bashkimi’’ të të gjithë atyre që mund të kalojnë veten për të mirën e përbashkët.

‘‘Kosova gjithmonë ka pasur njerëz që kanë ditur të pozicionohen drejt në momente të vështira; Që kanë pasur kurajë ta bëjnë luftën, por edhe ta krijojnë paqen; Njerëz që kanë shkrirë dije, pasuri e jetë për këtë vend; Që kanë qëndruar dhe kanë pasur vizion që në çastet më vendimtare të rreshtohen pas aleatëve në krye me Amerikën;’’, ka shkruar ai mes tjerash.

I pari i AAK’së, ka thënë edhe se duhet ‘’kalojmë veten tonë e të lidhemi drejt të mirës së përbashkët’’, dhe po ashtu, ai ka apeluar që tek të ‘’gjithë ata që Kosovën e kanë në mendje dhe në zemër, në trup e në shpirt, që ta kapërcejnë veten e tyre dhe bashkërisht ta çojmë këtë vend drejt normalitetit’’.

Back to top button