Haradinaj takoi bashkëluftëtarët në Pejë: E ndjeva veten sikur në ditët e UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot  ka takuar bashkëluftëtarë nga batalioni i parë sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit në Pejë, me ç’rast, është shprehur se kanë evokuuar kujtime dhe kanë nderuar ata që kanë rënë në krye të detyrës.
Haradinaj ka potencuar se e ka ndier veten sikur në ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj. Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para. Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button