Haradinaj takon kreun e SBAShK-ut: Premton rritjen e pagave për punëtorët e arsimit për 50%

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. 

Haradinaj pas takimit ka thënë se ka qenë gjithmonë në mbështetje dhe respektim të interesave të mësimdhënësve. 

“Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në takim ka ndarë prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029.

“Në takim me delegacionin e SBAShK, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029. E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës!”, është shprehur Haradinaj.

Back to top button