Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takoi kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Haradinaj tha se kanë biseduar për tema të interesit nacional dhe sfidat qe po i kalon vendi.

“Diskutuam për situatën me pandemi si dhe për dy projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve për energji dhe arsim. Po ashtu biseduam për sfidat e reja të vendit, dialogun, propozim aktakuzat për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli dhe paralajmërimet për aktakuza të reja ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së”, tha Haradinaj.

Sipas tij, ishte një ndjenjë e përbashkët se edhe në këtë situatë të ndjeshme, të veprojmë me mençuri dhe të mbrojmë interesin nacional.