Haradinaj takon Serwer: E ftova të vijë në Kosovë të na ndihmojë në rikthimin e partneritetit me SHBA-në

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në SHBa është takuar me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.

Haradinaj tha se me Serwer diskutuan për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Anagazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria insitucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan.E ftova z. Serëer që të vijë në Kosovë per të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button