Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Haradinaj në një shkrim në Facebook u shpreh se ndonëse këtë vit jemi të detyruar t’i shmangim traditat festive, por me ndjenjë jemi më të bashkuar se kurrë.

“Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Tradicionalisht, kjo festë e shenjtë forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë. Të shtrënguar nga masat kundër përhapjes së pandemisë, këtë vit jemi të detyruar t’i shmangim traditat festive, por me ndjenjë jemi më të bashkuar se kurrë. Uroj që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat më të larta. Qoftë i pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja! Me fat festa e Bajramit të Madh.”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media