Haradinaj: Tri objektiva duhet të arrihen në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cekur tri objektiva kryesore që duhet arritur në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, Kosova duhet ta arrijë partneritetin për paqe si fazë të parë për anëtarësimin në NATO, të rikthehet në agjendën integruese evropiane dhe ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri.

“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO; Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe; Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje! Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button