Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuar ka konfirmuar aktakuzën ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli. Për këtë ka reaguar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai derisa ka shpërndarë një fotografi me Veselin ka thënë se kanë qenë dhe do të jenë bashkë.

“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot”, ka shkruar Haradinaj.

Nga ana tjetër, Kadri Veseli sot ka theskuar se ftesën për në Hagë e sheh si mundësi që t’i përgjigjet dyshimeve dhe thashtethemeve të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra andaj ai thotë që kishte votuar për krijimin e kësaj gjykate.

Drejt Hagës është nisur edhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi./21Media