Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur sot për një vizitë nga familja e dëshmorit Halil Berisha në Irzniq të Deçanit.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se është pritur nga i biri i dëshmorit të Halil Berishës, Gëzimi.

Ai ka thënë se në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit.

Mikpritje shqiptare në familjen e dëshmorit Halil Berisha, në Irzniq të Deçanit, nga i biri i tij, Gëzimi. Në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonen e Dukagjinit”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë,

“Familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë, prandaj kujdesi dhe nderimi ynë për pasardhësit, është obligim i përhershëm”, ka shkruar në fund ai.