Haradinaj: Zonja Presidente, në çdo ndyrësirë të Kurtit ti je në mes të saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndihmuar agjendën serbe me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve.

“As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për Haradinajn, politika e Kurtit në Washington konsiderohet si politikë armiqësore, ndërsa sipas tij Gjermania po e përjashton Kosovën nga Procesi i Berlinit.

Haradinaj, tutje ka shkruar se Kosova ka një ”presidente koti”, pasi sipas tij tek pas katër vitesh ajo ka marrë guximin me tregu se sa e rëndësishme është ShBA-ja për Kosovën.

Siç shkruan ai për Osmanin, “në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj”.

“Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj”, ka shkrur Haradinaj./21Media

Back to top button