Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku sonte ka bërë të ditur se Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit nuk i janë konfirmuar aktakuzat nga Gjykata Speciale.

Këtë jam Klinaku e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook:

“Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktakuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”, ka shkruar ai.

Dje në media është raportuar se ndaj dy ish-drejtuesve të OVL-UCK-së janë konfirmuar aktakuzat nga Specialja.